Përfaqësuesja e Kosovës është kompletuar me futbollistë gjatë ditës së sotme.
Mbrojtësi i Bolognas Lirim Kastrati dhe ekipit U-21 i është bashkuar ekipit për të bërë stërvitje me ekipin.
“Dardanët” janë duke e zhvilluar sot stërvitjen e dytë.
Ekipi i Bernard Challandesit është duke u përgatitur para dy ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Kosova do të luajë së pari ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri” të shtunën, kurse të martën e ardhshme luan si mysafire e Anglisë.
loading…







