Kompanitë e basteve parashikojnë ndeshjet e sotme, Dukagjini favorit përballë Prishtinës

Sot nis edicioni i ri në futbollin kosovar. 10 ekipe do të garojnë në një kampionat që po pritet të jetë tejet joshës dhe i luftuar deri në fund, shkruan Demokracia.com.

Sot në program janë tri ndeshje. Në Klinë takohen Dukagjini e Prishtina. Në Mitrovicë, Trepça ’89 e pret Dritën, ndërsa Gjilani është nikoqir i Ferizajt.

Kompanitë e basteve tashmë kanë parashikuar ndeshjet e sotme ku sfida më joshëse duket të jetë Dukagjini – Prishtina. Vendasit janë favorit dhe fitorja e tyre ka kuotën 2.37, ajo e Prishtinës 2.62 ndërsa barazimi 3.20. Drita është favorite ndaj Trepçës ’89 me kuotë 1.50 sikurse edhe Gjilani ndaj Ferizaj ku kuota e fitores së vendase është vetëm 1.40.

Ndeshjet nisin nga ora 17:00.

Më poshtë gjeni komplet parashikimet nga kompani bet365. /Demokracia.com