Bastet

Kompanitë e basteve favorizojnë Izraelin përballë Kosovës

Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvillojë një ndeshje që ndoshta për nga pesha e pikëve nuk ka rëndësisë të madhe, por gjithsesi ka vëmendje shumë të madhe.

Dardanët do të ndeshën me Izraelin kombëtare kjo që ende është në garë për kualifikim në Evropian dhe drejtë Kosovës ka udhëtuar me synim për të marrë pikë të plota, shkruan Ballkani.info.

Kjo edhe ka bërë që izraelitët sipas kompanive të basteve të jenë favoritë të lehtë përballë Kosovës. Izraeli ka kuotën e fitores 2.60, Kosova 2.70 ndërsa barazimi vlerësohet me 3.25.

Kosova edhe në këtë ndeshje ka disa mungesa të theksuara e më të mëdha padyshim janë ajo e Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës.

Ndeshja Kosova – Izraeli luhet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Ballkani.info