Kompanitë e basteve favorizojnë Çekinë përballë Kosovës

Kosova do ta luajë ndeshjen e katërt të kampanjës kualifikuese për Evropianin 2020 kundër Republikës së Çekisë.

‘Dardanët’ të shtunën me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, presin një kombëtare mjaft të papërshtatshme siç është Çekia.

Nga tri ndeshje të zhvilluara nga të dyja skuadrat, Kosova ka një fitore dhe dy barazimeve kundrejt dy fitoreve dhe një humbje të kundërshtarit.

Forma e mirë e Çekisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ka bërë që kjo kombëtare të jetë favorite e lehtë përballë Kosovës nga kompanitë e basteve.

Kompania e njohur për vënien e basteve ‘’bet365’’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës 3.00 kurse triumfi i mysafirëve llogaritet me koeficient 2.45.

Barazimi kuotohet 3.10.

loading…