Kompania që merret me sigurimin e objektit të Radio Televizionit të Kosovës ka mohuar se kanë marrë urdhër për t’u ndaluar pesë gazetarëve hyrjen në studio. Reagimi vjen pas raportimit të djeshëm të se drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka urdhëruar sigurimin që pesë moderatorët që i largoi nga moderimi ditë më parë, të mos i lejojë të futen në studiot për prezantim.
Nga kompania “Skyfterat” në një email dërguar në adresë të gazetës online Reporteri.net, kanë thënë se këto raportime janë të pavërteta.
“Për hirë të së vërtetës dhe transparencës, ju njoftojmë që nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë apo vendim për ndalim të çasjes së punonjësve nga Menaxhmenti apo Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, prandaj emrat e apostrofuar dhe të publikuar në Portale/Media online, përverç që janë të pa vërteta dhe të pa autorizuara, konsiderojmë që janë dashakeqe për imazhin dhe Kompaninë tonë.
Për informimin tuaj të saktë, Ne kemi marrëveshje kontraktuale me Radio Televizionin e Kosovës, për ruajtjen dhe sigurimin e perimetrit të jashtëm të objekteve, e që rrjedhimisht nuk është nën përgjegjësinë e Personelit tone të Sigurimit Ndalimi i hyrjeve të Personelit në hapësirat e RTK-së”, kanë thënë nga kjo kompani.
Për këtë çështje gjatë ditës reagoi edhe drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla. Në email’in drejtuar redaksisë, Gërvalla ka thënë se kjo është e pavërtetë.







