Java e dytë në Superligën e Kosovës do të mbyllet me tri ndeshjet e fundit për këtë xhiro.

Pasditja e sotme sjell tri ndeshje, të cilat e kanë vëmendjen e futbolldashësve në vendin tonë.

Padyshim, kryendeshja e sotme do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Gjilani e ka përballë Malishevën.

Kompania e madhe e basteve, “SmartBets” ka publikuar tashmë kuotat. Gjilani konsiderohet favorit me 1.60, barazimi vlen 3.75, kurse fitorja e mysafirëve me 5.50.