Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës kërkon nga Rusia që të liroj opozitarin rus Alexei Navalny

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës (The Committee of Ministers of the Council of Europe -CMCE) është shprehur se vendimi për dënimin e Alexei Navalny në çështjen Yves Rocher bie në kundërshtim të plotë me gjetjet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Anëtaret e CMCE përmes rezolutës Nr. 101/15, kërkojnë nga autoritetet ruse që të marrin të gjitha masat e nevojshme për shfuqizimin e dënimeve dhe lirimin e vëllezërve Alexei dhe Oleg Navalny.

Vëllezërit Navalny gjatë gjykimit

Gjykata ruse kishte ndryshuar vendim në lidhje me rastin Yves Rocher, ku dënimi me kusht për vëllezërit Navalny kthehet në dënim me burg efektiv prej 2.5 viteve.

Çështja Yves Roche kundër vëllezërve Navalny ishte filluar në dhjetorë të vitit 2012, bazuar ne një deklaratë të drejtorit të degës ruse të Yves Roche, Bruno Leproux, i cili i akuzonte dy vëllezërit për mashtrim.

Në një gjykatë ruse, në vitin 2014, përfaqësues të kompanisë u rreshtuan në mbrojtje të vëllezërve Navalny duke deklaruar se vëllezërit Navalny i kishin përmbushur të gjitha kushtet ndaj Yves Roche dhe se kompania nuk kishte pësuar ndonjë dëm.

Gjithashtu në lidhje me çështjen Yves Roche, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në vitin 2017, kishte nxjerrë përfundim që dënimi i vëllezërve Navalny është i motivuar politikisht, arbitrarë dhe i pa bazuar.