Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë ka dhënë gjoba për skuadrën e Llapit dhe Dritës për shkak të sjelljeve jo sportive. 

Të mërkurën në mbrëmje, për dy çështje të ndryshme, Llapi dhe Drita janë dënuar me nga 1500, përkatësisht me 1000 euro. 

Llapi është dënuar për organizimin e ndeshjes ndaj Ballkanit, përkatësisht se tifozët e këtij klubi kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen dy herë, në minutën e 19-të për dy minuta, dhe në minutën e 44-t për një minutë. 

Ndërkohë, Drita është gjobitur pasi tifozët e skuadrës gjilanase, kanë fyer në kor Armend Thaqin, mbrojtësin e krahut të djathtë të Gjilanit, në ndeshjen Drita – Gjilani. /Ballkani.info