Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, sapo ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia.
Ballkani.info ka siguruar fotografi të arritjes së Hahnit në pikën kufitare në Merdare.

Ai është pritur nga ministrja kosovare Integrimeve, Dhurata Hoxha dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataly Apostolova.
Hahn në Prishtinë pritet të takohet me presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.
Po ashtu Hahn do t’i takojë edhe dy partitë opozitare, LDK-në dhe PSD-në. /Ballkani.info/







