Komentuesja e parë e futbollit në Kosovë

Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse “futbolli është për meshkujt”.