Ish futbollisti shqiptar nga Gjakova, Eros Grezda ka qenë shumë i komentuar në orën e fundit.

Grezda publikoi një fotografi të përbashkët me sulmuesin serb, Luka Jovic, duke ngjallur reagime të mëdha.

Kishte komente të shumta në drejtim të tij, të cilat kanë ndikuar tek Grezda, i cili e ka larguar fotografinë e publikuar me serbin Jovic.

Kjo fotografi nuk mund të shihet më në profilin e ish sulmuesit shqiptar.