Lele Adani, ish futbollisti i Interit dhe tashmë opinionist i Sky u bë shumë i famshëm pasi sulmoi Massimiliano Allegrin, trajnerin e Juventusit, pas ndeshjes së barazuar në “San Siro” me zikaltërit, duke u ndalur sidomos te eliminimi në Champions.

Adani, që në Itali njihet si “guru” apo eksperti i taktikës dhe lojës, në analizat që bën, përveç se në studio është ai që ngacmon trajnerët, qëndron edhe si zë i dytë në komentet e ndeshjeve të Champions League.

Përkrah një prej komentatorëve më të mirë të futbollit, Ricardo Trevisani, edhe ai pjesë e Sky.

Adani u bë i famshëm me “LA GARRA CHARRUA”, kur Vecino do të shënonte golin e fitores 2-1 ndaj Tottenham, për Interin.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=vQfMOL-NyRo

Por, dje, në sfidën Barcelona-Liverpool, te goli i Messit, Lele Adani thuajse u përlot, duke e mbyllur me “Zoti i futbollit!”, diçka e thënë dhe stërthënë.

Komenti i dyshes Trevisani-Adani është kritikuar nga shumë tifozë italianë për gëzimin te goli i shënuar nga Vecino ndaj Tottenhaimt, por sërish mbetet dyshja më e ndjekur e Sky, për emocionet që përcjellin.