Shorti i hedhur nga FIFA e ka rreshtuar kombëtaren shqiptare në Grupin I

Kombëtarja shqiptare është në të njëjtin grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë.

“Dardanët” sakaq kanë kundërshtarë Spanjën, Suedinë, Greqinë.

Fillimisht fati ka dashur që të rastisin në grupin A ku është edhe Serbia, por sipas rregullave të FIFAs vendet që kanë përplasje politike nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin grup. Rrjedhimisht Kosova është në grupin B.

Shqipëria ishte në skuadrat e vazos së pestë dhe ajo kosovare në vazon e 6 të shortit të hedhur nga FIFA.

Fushata e eleminatoreve do të nisë në 24 dhe 25 mars 2021, për të përfunduar në 16 nëntor 2021.