Kombëtarja e SHBA-ve në futboll anuloi kampin në Katar

“Federata për arsye të situatës në zhvillim në rajon, vendosi që të shyjë udhëtimin në Katar”, thuhet në njoftimin e federatës.

Federata e Futbollit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftoi se ka anuluar programin e kampit të kombëtares së futbollit që e planifikonte në Katar, për shkak të zhvillimeve në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Federata për arsye të situatës në zhvillim në rajon, vendosi që të shyjë udhëtimin në Katar që ishte planifikuar për në janar për kampin trajnues”, thuhet në njoftimin e federatës.

Nga federata gjithashtu thonë se janë duke punuar për një program alternativ.

Ndryshe, dje në sulmet ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.