Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Çekinë FOTO

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë para ndeshjes kualifikuese me Çekinë.

Në këtë grumbullin kanë qenë të pranishëm 14 futbollistë.

Nder mungesat janë, Samir Ujkani që është duke e negociuar kalimin te Torino, Vedat Muriqi që ka luajtur dje kundër Trabzonsporit dhe Amir Rrahmani ndaj Lecces, shkruan Ballkani.info.

Janë rikthyer Valon e Bernard Berisha, gjithashtu edhe ardhjet e reja, Ibrahim Dresheviq dhe Florent Muslija.

Në stadium ka tifozë në numër të konsiderueshëm, por edhe familjarë të futbollistëve.

Kosova do të përballet me Çekinë më 7 shtator në “Fadil Vokrri”. /Ballkani.info/

loading…