Kombëtarja  e Kosovës në futboll tash e disa ditë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e qershorit ku do të përballet fillimisht me Rumaninë e pastaj me Bjellorusinë.

Ndeshja e parë luhet me 16 qershor në “Fadil Vokrri”, derisa trajneri Alian Giresse po i bënë përgatitjet e fundit për këtë takim.

Sot ekipi kombëtar në Kampin Nacional në Hajvali zhvillon stërvitjen e radhës e cila mbahet nga ora 10:30.

Deri tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe asnjë lojtar nuk ka shfaqor ndonjë shqetësim serioz, që I bie që trajneri do t;I ketë në dispozicion të gjithë futbollistët.