Pasi Izraeli kreu sulme ndaj Iranit mbrëmë dhe sot gjatë ditës, në të cilat ata shënjestruan objektet bërthamore, fabrikat e raketave dhe objektivat ushtarake në disa lokacione në vend, përfshirë kryeqytetin Teheran, kërcënimet për hakmarrje vijnë nga Irani.
Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Mohammad Pakpour, tha se “portat e ferrit do të hapen” mbi Izrael, transmeton Ballkani.info.
“Si hakmarrje për gjakun e komandantëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve tanë të rënë, portat e ferrit do t’i hapen së shpejti këtij regjimi që nuk heziton të vrasë fëmijë”, tha Pakpour, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Ai pasoi Hossein Salami si kreun e IRGC, i cili u vra në sulmet izraelite. Izraeli, njoftoi ai, do të pësojë një “fat të hidhur dhe të dhimbshëm me pasoja të mëdha, shkatërruese”.
“Irani do të hakmerret për ata që u vranë në sulm. Me sulmin, Izraeli shkeli sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të Iranit – tha Pakpour. /Ballkani.info/







