Komandanti i policisë në Gjilan për të cilin po kërkohet suspendim, u pa sot në konferencën e Hazirit

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e katër zyrtarëve të Policisë pas vrases së pesëfisht në Gjilan.

Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

E komandanti i Policisë në Gjilan është Alban Ramushi, i njëjti është person i afërt i kryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherit nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Ramushi sot është parë afër Hazirit gjatë konferencës për media të këtij të fundit afër vendit të tragjesisë, shkruan Ballkani.info.

Afërsia e Ramushit me Hazirin mund të shihet edhe nëpërmjet fotografive që këta të dy i kanë së bashku.

Zyrtarët që do të suspendohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi i operativë të stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil.

Emrat e të suspenduarve janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. /Ballkani.info/