Komandanti i NATO-s pas paralajmërimit të Britanisë për veriun: Po të ishte rrezik, Kosnett s’do të ishte atje

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, James Foggo, ka thënë se nuk ka rrezik në veriun e Mitrovicës.

Madje, ai ka thënë se po të ishte situata e rrezikshme atëherë ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nuk do të ishte në vizitë aktualisht atje.

Foggo këto komente i bëri pas paralajmërimeve të Britanisë ndaj shtetasve të vet që të mos udhëtojnë për në Kosovë, veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

“Edhe vet kam qenë atje dhe nuk ka diçka për t’u ndjerë i rrezikuar”, ka thënë ai gjatë vizitës në Shtërpcë ku ishte bashkë me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.