Komandanti boshnjak i luftës, Naser Oriq, lirohet nga akuzat për krime lufte

Në shkallën e dytë të vendimit, në Gjykatën e Apelit, komandanti boshnjak i forcave të armatosura gjatë luftës në Srebrenicë, Naser Oriq është liruar nga akuzat për krime lufte.

Sipas mediave boshnjake, Gjykata e Apelit e ka liruar Naser Oriqin nga të gjitha akuzat e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ngarkohej me krime lufte të bërë ndaj serbëve në rajonin e Srebrenicës në korrik të vitit 1992, transmeton Ballkani.info.

Nga akuzat është liruar edhe bashkëluftetari i Oriqit, Sabahudin Muhiq.

Më këtë vendim është përmbyllur procesi gjyqësor kundër Oriqit dhe Muhiqit, i cili ka zgjatur gati dy vjet. /Ballkani.info/