Rastet e korrupsionit dhe shfrytëzimit të pozitës zyrtare në Shërbimet inteligjent ruse janë të shpeshta. Si njofton e përditshmja ruse Kommersant, ish shefi i Departamentit të sigurisë ekonomike të Shërbimit inteligjent rus-FSB, Koloneli Dimitry Frolov, kishte marrë 87 milionë rubla (1.1 milion euro) ryshfet nga banka ruse Creditimpex.
E gjitha kishte filluar në vitin 2007 ,kur Frolov ishte takuar me drejtues të Bankës Creditimpex dhe ishte pajtuar që t’ja mbulonte mashtrimet financiare bankës, në kundërvlerë të tarifës prej 0.1%,e cila tarifë llogaritet në vlerën e transaksioneve të dyshimta financiare. Kjo kishte vazhduar për mesë gjashtë vite.
Banka e paguante Frolovin në baza mujore dhe kishte muaj kur pagesa shkonte deri në 150 mijë euro. Banka Creditimpex vetëm gjatë vitit 2013 kishte kryer transaksione të dyshimta financiare në vlerë prej rreth 13.5 miliardë rubla.
Frolov nga viti 2006 e deri në vitin 2013 kur përjashtohet nga FSB, kishte shërbyer në poste të ndryshme në Departamentin e kundërzbulimit të FSB-së, nësektorët qëmbikëqyrinpunën e sektorëve financiar në Rusi.
Në lidhje me rastin për marrje ryshfeti, së bashku me Frolovështë arrestuar edhe zyrtari i lartë i FSB-së, AndreiVasilev, i cili punonte ne tënjëjtën njësi me Frolov.
Dosja në ngarkim të Frolov përfshin edhe kolonelin e FSB, Kirill Cherkalin, i cili në momentin e arrestimit, me 25 prill 2019, ishte udhëheqës i Departamentit të sigurisë ekonomike të Shërbimit inteligjent rus-FSB.







