Kolonë kilometërshe në pikën kufitare të Morinës, protestohet me bori veturash për shkak të pritjeve të gjata VIDEO

Radhë të gjata të veturave të cilat kanë pritur në pikëkalimin kufitar në Morinë kanë protestuar me bori për shkak të pritjeve të gjata.

Ballkani.info ka siguruar një video, ku shihen kolona të gjata. Qytetarët i kanë thënë Ballkanit se kolona është e gjatë më shumë se dy kilometra.

Në anën tjetër, siç bëhet e ditur nga mediat në Shqipëri, këto pritje janë si pasojë e kontrolleve anti-Covid.

Në një video e cila është publikuar sonte, shihen radhë të gjata të veturave të cilat po presin për ta kaluar kufirin, ndërkaq dëgjohet zhurmë e madhe e krijuar nga boritë e veturave.

Për shkak të rritjes së numrit të të vdekurve dhe rritjen e rasteve me COVID-19, Kosova ka vendosur disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera është shkurtuar orari i lëvizjes, gjithashtu janë shtrënguar kontrollet në kufi.