Kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi, mërgimtarët po presin deri në 6 orë

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Hungari- Serbi, kjo pasi shumë mërgimtarë ia kanë mësyer Kosovës.

Një nga mërgimtarët që po pret në kufi ka treguar për Express se pritjet janë deri në gjashtë orë. Teksa ka dërguar edhe video nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, kolona raportohet të ketë edhe në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët që po vijnë në vendlindje po presin nëpër pikat kufitare për shkak të fluksit të madh.