Benjamin Kololli

Kololli realizon dy gola në barazimin e Zurichut, Ajeti një për Baselin

Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar dy gola për Zurichun në barazimin 2 me 2 me Thunin në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Zvicrës.

Kololli shënoi në minutat 40’ dhe 92’. Golin e dytë ai e realizoi nga pika e bardhë.

Në të njëjtën xhiro, për Baselin ka shënuar Albian Albian Ajeti në barazimin 1 me 1 me Luganon.