Kololli i mrekullueshëm, shënon sërish gol para se t’i bashkohet Kosovës

Benjamin Kololli ka vazhduar me formën fantastike në Zvicër.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, që të Zurichu po luan në mesfushë e kohë pas kohe në krah të sulmit, ka shënuar një tjetër gol.

Ai ka gjetur rrugën drejt golit në sfidën kundër Xamac që Zurichu po e fiton 2-1.

Kololli shënoi për 1-1 në minutën e 63’, para se Odey të shënoi për 2-1 në atë të 66’.

Kujtojmë se në këtë ndeshje po luan edhe Mirlind Kryeziu, i cili zëvendësoi në minutën e 20’ të lënduarin, Hekuran Kryeziu.