Pas humbjes kundër Udineses në fundjavë janë rritur kritikat në drejtim të trajnerit të Romës, Eusebio Di Francescos dhe gjithë skuadrës, ndërsa mbrojtësi serb, Aleksandar Kolarov ka pasur një kundërpërgjigje të ashpër.
Tifozët e “Giallorosove” kanë vënë në dyshim anën taktike të trajnerit italian, teksa në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Real Madridin në Champions League, Kolarov ka thënë se tifozët nuk e kuptojnë futbollin.
“Nuk kam se çfarë i premtoj askujt, përveç vetes në aspektin e punës dhe të japë maksimumin, kjo është çfarë kam bërë që nga fillimi i karrierës. Tifozët kanë të drejtë të jenë të nervozuar dhe ne e respektojmë këtë, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se nuk dijnë asgjë për futbollin. Unë nervozohem kur skuadra ime humbet, por asnjëherë nuk do të ofroja këshilla taktike sepse nuk kam ide për atë gjë, është problem në përgjithësi të cilin duhet ta kuptojnë tifozët e secilit klub”, theksoi Kolarov.
Disfata e fundit do të thotë se Roma ka mbetur plot 22 pikë prapa liderit, Juventusit, gjersa zona e Champions Leauges ndodhet 4 pikë larg.
Roma sonte pret Real Madridin në “Olimpico”, impiant në të cilin pritet të jenë të pranishëm 65 mijë tifozë, derisa trajneri Di Franceso ka kërkuar nga ta të kërkojnë përkushtim dhe seriozitet nga skuadra por jo për formacione.







