“Kokëdhimbje” për Guardiolën, tjetër lojtar përfundon në infermieri

Pep Guardiola ka frikë se Manchester City mund të jetë pa Rodrin deri në një muaj pasi ai pësoi një dëmtim të muskujve gjatë fitores 5-1 ndaj Atalanta në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli, i cili u bë transferimi rekord i kampionëve të Premierligës kur u bashkua nga Atletico Madridi në korrik, u vendos në qendër të mbrojtjes së bashku me Fernandinho për herë të dytë në hapësirën e një jave të martën.

Pasi e ndihmoi skuadrën e Guardiolës të mbante portën e paprekur në fitoren 2-0 ndaj Crystal Palace të shtunën, trajneri i City përsëri shkoi me dyshen e mesfushës në qendrën e mbrojtjes, me John Stones që mbeti në stol.

“Sot ne do të dimë”, tha menaxheri i Cityt, Guardiola. “Shpresojmë që [Rodri të mungojë] midis 10 ditësh nëse nuk ka pësuar ndonjë thyrje”.

“Nëse është thyer, do të jenë tre javë ose një muaj”.

“Është lëndim i muskujve, duket ashtu. Kur një djalë vrapon dhe vendos dorën në pozicionin shtrëngues, është muskuli”.

loading…