Mesfushori me tipare sulmuese, Kevin Prince Boateng mbrëmë kompletoi transferimin e tij befasues te Barcelona nga Sassuolo.

Ganezi kaloi në “Camp Nou” si huazim për të cilën katalanasit paguan 1 milionë euro, ndërsa Barcelona e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Megjithatë në rrjetet sociale është bërë virale një intervistë e Boatengut e dhënë në vitin 2016, në të cilën ish lojtari i Milanit zbulon se me cilën skuadër bën tifo në “El Clasico”.

“Në “El Clasico” jam tifoz i Real Madridit. Do të zgjedhja Real Madridin në mes të këtyre dy skuadrave, që nga fëmijëria më ka tërhequr fanella e bardhë”, deklaron Boateng para tre viteve.

https://www.facebook.com/goal/posts/10157263155933598?comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22O%22%7D

Sigurisht se kjo deklaratë e transferit më të ri të kampionëve të Spanjës, nuk i ka bërë të lumtur tifozët e Barcelonës. Megjithatë, Boateng ka tentuar të tregojë përkushtimin e tij për të qenë i suksesshëm te katalanasit, teksa mbrëmë në momentin e prezantimit tha se synon t’i shënojë gol Real Madridit në “El Clasico”.