Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, beson se mbrojtësi i Ajaxit, Mattijs De Ligt është në rrugën e duhur për t’u bërë mbrojtësi më i mirë në botë.
De Ligt ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim te top klubet evropiane duke përfshirë këtu Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayernin, ndërsa sipas Koemanit 19 vjeçari brenda 2 viteve do të jetë në elitën e mbrojtësve.
“De Ligt dhe De Jong janë të veçantë për arsye të ndryshme. De Ligt është më i ri dhe luan në një pozitë të rëndësishme si qendër mbrojtës. Ai është kapiten i Ajaxit i dalur nga akademia e këtij klubi. Që ndryshe mund të thuhet si shkollë e Barcelonës për shkak se futbollisti ka kualitete teknike dhe mendje taktike. Ai do bëhet mbrojtësi më i mirë brenda 2 viteve”, theksoi Koeman.
De Ligt që është paraqitur 13 herë për kombëtaren e Holandës, vitin e kaluar e ka fituar çmimin “Golden Boy” që ndahet për lojtarin më të mirë të vitit në Europë.







