Holanda mund të sigurojë lidershipin në Grupin 1 të Nations League edhe me një barazim kundër Gjermanisë sonte, por përzgjedhësi i “Tulipanëve” ka refuzuar ta cilësojë skuadrën e tij favorite ndaj “Panzerave”.
Periudha negative e Gjermanisë ka vazhduar edhe pas Kampionatit Botëror në të cilin u eliminuan që në fazën e grupeve, teksa kanë dështuar të fitojnë ndeshje në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Nations League meqë rast janë rrëzuar në një kategori më poshtë.
Pavarësisht se ky vit ka qenë jashtëzakonisht negativ për gjermanët, Ronald Koeman sërish nuk e sheh Holandën favorite në përplasjen e sontme në Gelsenkirchen.
“Nuk besoj se është e arsyeshme të cilësohemi ne favoritë. Kur Gjermania luajti ndaj Francës dhe neve, shumë njerëz thanë se ata ishin skuadra më e mirë përkundër që në fund u mposhtën. Nuk mendoj se ata duhet të kenë panik derisa kanë luajtur disa ndeshje pozitive. Gjermania ka shumë talentë por faza e tranzicionit merr kohë dhe e kuptoj irritimin e tyre sepse ata janë të mësuar të fitojnë gjithmonë, madje edhe më shumë se ne”, theksoi Koeman.
Holanda ka dështuar të kualifikohet për në dy kompeticionet e fundit madhore, por nën drejtimin e Ronald Koeman “portokallinjtë” janë rikthyer të jenë protagonistë si në të kaluarën.







