Luis Suarez s’do ta veshë më fanellën e Barcelonës.

Të paktën kështu raporton “Rac1”.

Sipas ‘El Chiringuito’ gjithashtu, duke iu referuar “Rac1”, Ronald Koeman e ka telefonuar tashmë sulmuesin për t’i treguar se nuk llogarit në të për sezonin 2020/21.

Natyrisht ky lajm mund ta ketë prekur më shumë Leo Messin, që ka krijuar miqësi të madhe me Suarezin.

Në anën tjetër, Jota Jordi i “El Chiringuito”, mbrëmë nga burime të sigurta konfirmoi se të parët në listë për t’u larguar këtë verë nga Camp Nou janë Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Arturo Vidal dhe Luis Suarez.

💣Rakitic, Umtiti, Arturo Vidal y…LUIS SUÁREZ💥💥

🚨@jotajordi13 adelantaba el PASADO MARTES la LISTA NEGRA del BARÇA🚨 pic.twitter.com/mKPSMUz1kW

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 24, 2020