Koeman i jep lajmin e mirë Liverpoolit, Van Dijk i gatshëm për ndeshjen me Huddersfield

Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, ka treguar se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që “The Reds” e zhvillojnë të shtunën ndaj Huddersfieldit.

Van Dijk u largua nga grumbullimi i kombëtares së Holandës pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve, në të cilën ish mbrojtësi i Southamptonit shënoi gol.

“Ai është rikthyer në Liverpool teksa do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës. Stafi mjekësor i jonë dhe ai i Liverpoolit u dakorduan që Van Dijk të zhvillonte vetëm ndeshjen ndaj Gjermanisë e jo edhe atë miqësore me Belgjikën”, tha Koeman.

Vand Dijk këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet.