Fitorja e mbrëmshme 2-0 ndaj kampionit të botës, Francës në Nations League e ka bërë optimist për të ardhmen përzgjedhësin e Holandës, Ronald Koeman.
“Tulipanët” kanë mbetur jashtë dy kompeticioneve madhore të fundit në Euro 2016 dhe Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi këtë verë, por së fundmi kanë shfaqur përmirësime të ndjeshme duke rikujtuar atë kombëtare që luante futboll të mrekullueshëm.
Golat e Wijnaldum dhe Depay i sollën fitoren Holandës përballë Francës në Roterdam teksa vendasit ishin dominues gjatë gjithë takimit, gjë që e ka befasuar Koemanin.
“Nuk e kam pritur se ne mund të ishim skuadër më e mirë për 90 minuta. Jam shumë krenar për këtë paraqitje ndaj Francës. Ky është një hap i madh për të treguar se edhe kundër kundërshtarëve të fortë mund të zhvillojmë ndeshje të mira. Kishim mundësi ta përfundonim takimin me rezultat edhe më të thellë por portieri i tyre ishte fantastik”, u shpreh Koeman.
Ish trajneri i Evertonit tutje lavdëroi dëshirën e futbollistëve për të arritur te suksesi që i mungon Holandës prej vitesh.
H
olanda radhitet në vendin e 2-të të Grupit 1 të Ligës A ndërsa në ndeshjen e fundit në udhëtim te Gjermania do t’i mjaftonte dhe barazimi për të zënë pozitën e parë, kurse në anën tjetër vlen të përmendet se gjermanët kanë rënë një ligë më poshtë.







