Avokati Arianit Koci ka folur për shtimin e rasteve të grabitjeve të armatosura në Kosovë.
Koci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se gjendja e krijuar në terren është alarmante.
Megjithatë, ai ka thënë se “drejtësinë nuk guxojmë ta marrim në duart tona”.
“Me dhunë s’mund ta ndalim një veprim të kundërligjshëm”, është shprehur ai.







