Avokati

Koci: Dola nga Koncerti për Pavarësinë, e vonuan 30 minuta shkaku i politikanëve

Avokati Arianit Koci, është shprehur i revoltuar për shkak se koncerti i Filharmonisë së Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë nuk ka filluar në kohën e paraparë.

Koci përmes një postimi në Facebook ka treguar se kjo vonesë ka ndodhur për shkak të politikanëve, duke u shprehur se orari në këto koncerte është strikt dhe se vonesa e politikanëve është e papranueshme.

”…Po kjo është e papranueshme. Në koncerte të tilla, orari është strikt. Vonesa është mos respekt ndaj festës, dhe popullit. Politikanët janë të fundit që guxojnë të vonohen në solemnitete të tilla. Sidomos kur ka koncert Filharmonia…”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime festa!
1.
E tash po iu tregoj për turpin që ndodhi në koncertin qëndror në shënim të pavarësisë.

Filharmonia e Kosovës e kishte caktuar koncertin më të rëndësishëm të vitit për sot, në orën 20.00!

2.
E respektoj popullin, pavarësinë dhe festën si të tillë. Prandaj, me Meritën ishim para sallës në ora 19.30.
Në 19.45 u vendosëm në ulëse tana.
Do të jenë ambasadorët, politikanët dhe publiku.

U bë ora 20.00, koncerti nuk filloi. Në 20.15 e pyeta personin përgjegjës se pse nuk po ia fillon koncerti?

3.
“Po e presim parinë politike!” – më tha me zë të vogël.

“Çka? Po kjo është e papranueshme. Në koncerte të tilla, orari është strikt. Vonesa është mos respekt ndaj festës, dhe popullit. Politikanët janë të fundit që guxojnë të vonohen në solemnitete të tilla. Sidomos kur ka koncert Filharmonia.

4.
Në 20.19 u ngrita prej karrikës dhe dola prej sallës demonstrativisht.

Nuk pranoj të marr pjesë në një koncert ku nuk respektohet orari e rrjedhimisht edhe solemniteti.
Rrugës u shndërrova me kolonën me vetura zyrtare nën përcjelljën e policisë.

Koncerti, më treguan që ka fillura në 20.23!

Turp, turp, turp!

5.
Festën e vazhdova me personat më të dashur për mua sonte. Me ata që janë në orar të punës. Iu oforva nga njé pije.
Prej këtij vendi, une e Merita vendosim se ku lo shkojmë.