Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter

Legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në moshën 41-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me helikopter të dielën në mëngjes, raportojnë mediat amerikane.

Bryant ishte duke udhëtuar me tre persona të tjerë në një helikopter privat kur ai ishte rrëzuar në Calabasas, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, askush në bord nuk kishte arritur të mbijetonte. Janë konfirmuar pesë viktima. Mësohet se në helikopter s’ka pasur familjarë të legjendës së LA Lakers.

Bryant kishte fituar pesë herë titullin e kampionit në NBA përgjatë 20 vjetëve karrierë.