Kobe Bryant dhe jeta e komplikuar jashtë basketbollit – akuza për përdhunim e rrëfime të viktimës

Kobe Bryant ishte një super yll në parket, por jeta e tij jashtë basketbollit ishte mjaft e komplikutar.

Lojtari legjendar i NBA ishte në qendër të ballinave në korrik 2003, kur u arrestua me akuza për sulme seksuale në Kolorado.

Një punonjëse 19-vjeçare në hotel akuzoi yllin e Los Angeles Lakers, asokohe 25 vjeç, për dhunimin e saj në dhomën e hotelit në The Lodge dhe Spa në Cordillera në Edvard, Kolorado, transmeton lajmi.net.

Gruaja tha që, pasi i dha Bryant një turne në hotel, ajo pranoi të shkonte në dhomën e tij dhe ta puthte – por ai pastaj filloi ta mërziste dhe ta detyronte për të kryer marrëdhënie.

Ajo tha se ai ia zuri frymën për pjesën më të madhe të sulmit.

“Sa herë që unë thoja “jo”, ai shtrëngonte dorën rreth meje”, i tha ajo policisë, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga The Daily Beast.

Më pas, ajo u tha policëve që Bryant e paralajmëroi atë, “Kjo është tamam mes të dyve, të dyve ne, askush nuk do të dijë për këtë, nuk do t’i thuash askujt”.

Bryant, i cili ishte martuar me gruan aktuale në atë kohë, pohoi se të dy kishin seks konsensual.

“Unë nuk e detyrova atë të bëjë asgjë kundër vullnetit të saj. Unë jam i pafajshëm”, tha ai në një konferencë shtypi pasi u akuzua – me gruan Vanessa që qëndronte pranë tij.

“Unë ulem këtu para jush i tërbuar nga vetja, i neveritur ndaj vetvetes sepse bëra një gabim kurorëshkeljeje”.

Autoritetet thanë që vajza u ekzaminua në spital një ditë pas takimit dhe kishte dëmtime “jo në përputhje me seksin konsensual”.

Ajo gjithashtu kishte një fryrje të vogël në nofullën e saj dhe gjaku i saj u gjet në bluzën e Bryant veshur natën e incidentit, thanë policët.

Në një intervistë me policët, Bryant dyshohet se pranoi që ia zuri frymën vajzës, por nënkuptoi se ishte një ngërç seksual.

Prokurorët hodhën poshtë akuzat – të cilat mund të kishin dërguar Bryant në burg për të përjetshëm – në 2004 pasi akuzuesi vendosi të mos dëshmonte.

Një çështje civile që ajo ngriti kundër tij u zgjidh në gjykatë në 2005 për një shumë të padiskutueshme.