“Koalicioni AAK-PSD, koalicion pragmatik”

Analisti dhe gazetari shumëvjeçar, Rrahman Paçarizi e ka quajtur koalicion pragmatik, koalicionin parazgjedhor të arritur sot ndërmjet AAK-së dhe PSD-së.

Postimi i plotë i Paçarizit:

Koalicioni pragmatik

AAK i ka votat dhe nje moment interesant te euforise elektorale per shkak te disa veprimeve populiste. PSD me kapacitete njerezore ne udheheqje (Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Visar Ymeri, dy Dardanet, Aida Derguti, Shqipe Pantina etj) e ka ekspertizen dhe marredhenien e mire me publikun. Keta dy komponente mund te jene pika kritike e zgjedhjeve pasi keto dy parti vjelin dy ekstremet e elektoratit kosovar. Me PSD ne koalicion AAK nuk e humb asnje vote te vetme, por i shton me shume vota seç do t’i vilte PSD sikur te garonte e vetme (me rrezikun per kalimin e pragut).
Diskutimet per te djathten e te majten ne Kosove nuk e kane relevancen e mjaftueshme, mdaj ne shume pikepamje ky koalicion nuk prodhon telashe perbrenda.
Telashet jane te tjera. Tashme, gjasat per matje reale ndermjet partive jane gati zero. AAK eshte dashur te garonte e vetme, per te na tregu se ku eshte me vota – njejte do te duhej te vepronin edhe LDK, LVV e PDK. Ky sistem tashme eshte prishur.
Po çelesi ku eshte tash? Çelesi eshte Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Ky koalicion e ka shnderruar Fatmir Limajn ne faktorin percaktues. Eshte ne doren e tij tashme pothuajse gjjthçka, edhe koalicioni i fuqishem eventual LDK/NISMA.
Keto dy koalicione do te nxisnin reaksion te PDK-se elektorati i frikesuar i te ciles do te mobilizohej duke e rikthy ne poziten e dyte p.sh. LVV ka me i rujte parimet edhe kete mandat nese nuk ndodh ndonje e papritur.
Vec nje element nuk e kam perfshi ketu. Qellimshem.

loading…