Koalicioni AAK-PSD fiton në Junik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke bërë publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se në Komunën e Junikut janë numëruar të gjitha votat, shkruan lajmi.net.

Në bazë të rezultateve, në këtë komunë është duke prirë koalicioni AAK-PSD.

Sipas këtyre të dhënave, ky koalicion ka fituar bindshëm në Junik dhe ka arritur që të mbledh 1 mijë e 9 vota apo 50.32 për qind.

Në vendin e dytë në Junik radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur që të mbledh 632 vota apo 31.52 për qind.

Kurse në vend të tretë radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 171 vota apo 8.53 për qind.

loading…