Klubi turk me veprim shembullor, hap dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit nga tërmeti

Klubi i Futbollit turk, Konyaspor ka hapur dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë një ditë më parë.

Presidenti i Konyaspor, Fatih Ozgokçen në një intervistë ka thënë se ata kanë bërë përgatitjet e duhura për të pritur qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues.

“Kemi përfunduar të gjitha përgatitjet për të pritur qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në llozhat e stadiumit tonë”, tha i pari i klubit, njofton “Sporx”.

Mbi 7 mijë persona humbën jetën pas tërmetit që goditit pjesën juglindore të Turqisë, përfshirë këtu edhe viktimat në Siri, shtetin fqinj i cili gjithashtu ishte i prekur nga ky tërmet shkatërrues.

Tërmeti në Turqi kishte një mangitudë 7.4 ballë të rihterit.