Klubi shqiptar zyrtarizon largimin e trajnerit

Shkupi ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit Goce Sedlloski.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit shqiptar në Facebook.

Siç bëhet e ditur, trajneri maqedonas ka ofruar dorëheqjen e tij pas barazimit të sotëm 1:1 ndaj Pobedas në elitën e futbollit maqedonas.

“Skuadra jonë F.C SHKUPI njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampion, si dhe i uron shum fat në sfidat e radhës”, njofton klubi.

Para pak kohësh, Shkupi u eliminua në “Play-Off” të Ligës së Konferencës nga Ballkani që kaloi në fazën e grupeve.