Klubi nga Superliga e Turqisë me ofertë zyrtare për Blend Baftiun

Për yllin e ri të futbollit nga Kosova, Blend Baftiun, raportohet se ofertë zyrtare ka dërguar klubi turk, Fatih Karagumruk.

Blend Baftiu regjistroi një sezon të jashtëzakonshëm me Ballkanin (2019/20, duke u renditur edhe i pari në listën e top golashënuesve.

‘Këpuca e Artë’ për këtë vit i takoi mesfushorit të Ballkanit dhe reprezentuesit të Kosovës, i cili shënoi 19 gola në Superligën e Kosovës.

Forma e tij e lartë e treguar në elitën e futbollit kosovar ka marrë vëmendjen e shumë klubeve europiane, teksa raportohet se tashmë ka edhe një ofertë zyrtare të dërguar drejt Ballkanit për të.

Gazetari sportiv, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se Fatih Karagumruk ka bërë ofertë zyrtare për 22 vjeçarin dhe tashmë janë duke pritur përgjigjen nga klubi i Ballkanit.

Ndryshe, Fatih Karagumruk është klub që bën gara në Superligën e Turqisë.