Nëse përpara pak ditësh treguam për ngjitjen e Barit në Serie C, pra Lega Pro (profesionsitët), lajmi tjetër vjen nga Castellammare di Stabia (aty ku kanë lindur dhe janë rritur Donnarumma i Milanit dhe Quagliarella i Sampdorias).
Juve Stabia, ndryshe të njohur si “grenzat”, për ngjyrat e fanellave verdhezi, kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Serie B. Pesë vjet pas pjesëmarrjes së fundit në kategorinë e dytë italiane, Juve Stabia rikthehet të luajë në Serie B.
Fitorja ka ardhur ndaj Viboneses së ish-sulmuesit të Partizanit, Edgar Çani, me golat e Paponit dhe Mezavillas. Do të jetë hera e tretë në histori që Stabia do të luajë në Serie B.

Kujtojmë që në rradhët e Juve Stabias luan edhe Ismet Sinani, ish-pjesë e ekipit të të rinjve te Milani dhe që u grumbullua nga Kosova U-21. Sinani u huazua deri në fund të sezonit nga kuqezinjtë.







