Klubi i njohur anglez dikur kishte refuzuar Haalandin

Klubi i njohu anglez, Everton dikur kishte pasur mundësinë të nënshkruajë me sulmuesin norvegjes, Erling Haaland.

Ai ishte ftuar në ekipin nga Merseyside në prova katër ditore me akademinë e tyre, por pasi kishte përfunduar, ai nuk ishte pranuar aty.

Ky rast kishte ndodhur pesë vite më pare, ndërsa udhëheqësit e akademisë kishin vlerësuar se Haaland nuk ishte mjaftueshëm i mirë.

Si 20-vjeçar tani, ai ka 18 gola në 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve.