Klubi i Bundesligës “tallet” me Xhakën pas humbjes së Arsenalit

Disfata e Arsenalit e pësuar nga Tottenhami këtë të diel, shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.

Një komentues i quajtur Tom, shkroi në “Twitter” se mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është në nivel të Augsburgut, skuadër në Bundesligën gjermane që ndodhet në fund të tabelës, raporton KOHA.

Lidhur me këtë, ka reaguar klubi gjerman, duke i replikuar komentuesit me fjalët “Na respektoni”.

Xhaka në këtë takim mori një karton të verdhë, derisa Arsenali gjendet në vendin e 15-të në tabelën e Premier Ligës.