Anësori turk

Klubi gjerman pas Calhanoglut, Milani ia cakton çmimin

Milani mund ta shesë turkun, Hakan Calhanoglu, për 20 milionë euro, dhe për të i interesuar është RB Leipzig.

Calhanoglu iu bashkua Milanit nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2017, mirëpo në ndeshjet e fundit të këtij stinori nuk është në formën e tij më të mirë.

Milani e bleu mesfushorin me tipare sulmuese për 22 milionë euro, dhe dëshiron ta shesë për 20 milionë.

Deri më tani nuk ka negociata për të, mirëpo Milani është gati që të negociojë me këdo që ofron çmimin e vendosur për Calhanoglun.