Klubi anglez pas yllit kosovar, trajneri ishte prezent në sfidën Bullgari – Kosovë

Trajneri i Nottingham Forestit, Martin O’Neill është parë në Sofje, Bullgari, për të shikuar spektaklin e Kosovës që e arriti fitoren e parë në kualifikimet për Evropian, raporton Nottingham Post.

Përkrah tij ishte edhe trajneri i portierëve, Seamus McDonagh, me dyshen që kishin udhëtuar për në Bullgari për të parë nga afër yllin e Kosovës, Arijanet Muriq, transmeton Koha.net.

O’Niell është në kërkim të një portieri të parë, përkundër që Costel Pantilimon ka luajtur minutat e plotë këtë sezon për klubin anglez.

Nottingham Foresti raportohet se po shikon dy portierë, me njërin prej tyre që është Arijanet Muriq.

Muriq, gjithashtu kishte pasur pesë paraqitje me Manchester Cityn e Pep Guardiolas në sezonin që lamë pas, duke qenë numri dy në portë pas Edersonit.

20 vjeçari ka edhe dy vjet në kontratën aktuale me kampionin anglez, dhe vlerësohet jashtëzakonisht lart nga trajneri i tij që e ka bërë portier të dytë.

Në ndeshjen ndaj Bullgarisë, Muriq pësoi dy gola, por ai ndihmoi skuadrën në fitoren spektakolare prej 2 me 3.