Klubet në Francë kërkojnë 800 milionë euro dëmshpërblim nga shteti për përfundimin e sezonit

Lyon nuk e ka ndërmend të dorëzohet në rrugët gjyqësore për rifillimin e kampionatit në Francë.

Në fillim të muajit maj është vendosur për përfundimin e sezonit në Ligue 1, me renditjet që qëndronin nga koha e pezullimit të futbollit.

Skuadra që pësoi më së shumti ishe Lyon, që për herë të parë në 23 vitet e fundit, ka mbetur jashtë Evropës.

Presidenti i Lyon, Jean Michel Ola, ka paralajmëruar një proces gjyqësor, për rikthimin e futbollit dhe vazhdimin e Ligue 1.

“Ajo që ne po kërkojmë nga gjykata është vazhdimi i sezonit. Gjykata jonë duhet të zbulojë pse sezoni ka përfunduar. Fakti që shteti ka urdhëruar ndërprerjen veprimtarive e bën përgjegjës atë”, ka deklaruar presidenti i Lyon, përcjell lajmi.net.

Ai gjithashtu shtoi se një numër i klubeve, përfshirë edhe Lyon, se janë të gatshëm të fillojnë një proces gjyqësor në grup, që kërkojnë 800 milionë euro dëmshpërblim.