Klubet dhe gjyqtarët italianë takohen për të diskutuar për VAR-in

Lojtarët dhe trajnerët në kuadër të Serie A do të takohen më 19 nëntor për ta vlerësuar performancën e teknologjisë së VAR-it në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në këtë sezon.

Takimi mes lojtarëve dhe trajnerëve është konfirmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina të martën. Pikërisht Gravina dhe kryesori i komisionit për referim, Nicola Rizzoli, do ta kryesojnë këtë takim.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të ndeshjeve, trajnerë dhe kapitenët e klubeve të Serie A, si dhe disa gazetarë.

Kjo vjen pas incidenteve të fundit kontroverse në të cilat është përfshirë VAR-i në ndeshjet e këtij sezoni, duke ngjallur kritika nga klubet dhe kërkesa që të iu sqarohen vendimet e marra deri më tani.

Për ta sqaruar se si po përdoret VAR-i, ANSA raporton se Federata do të ofrojë analiza të detajuara mbi të gjithë vendimet e marra në ndeshjen e deritanishme, që kanë ngjallur debat.

loading…