Finalja e humbur

Kloppit nuk i intereson përballja e revanshit me Real Madridin

Liverpooli mund të takohet me Real Madridin në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues por trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp nuk i intereson aspak kundërshtari i ardhshëm.

Goli i Mohamed Salah i dhuroi fitoren ndaj Napolit dhe kalimin e grupit, gjersa ka gjasa që të përsëritet finalja e edicionit të kaluar me Real Madridin që u fitua 3-1 nga “Los Blancos”, takim në të cilin sulmuesi egjiptiani pati mbetur i lënduar pas një dueli me Sergio Ramosin.

Klopp iu ka përgjigjur negativisht dëshirës së tifozëve që të ballafaqohen me kampionin aktual të Europës.

“E di se shumë njerëz dëshirojnë që të revanshohen edhe ndaj PSG-së për humbjen e muajit të kaluar, por ne nuk kemi ndonjë koment lidhur me këtë gjë. E presim shortin, deri pak para ndeshjes nuk isha i sigurtë nëse do të ishim pjesë e shortit, tani jemi. Si mund të kërkojë kundërshtarë të caktuar? Nuk më intereson, kemi përfunduar të dytët në grup dhe do të kemi përballë një skuadër të jashtëzakonshme”, nënvizoi Klopp.

I pyetur se kush është favoriti i tij për t’i shkuar deri në fund Champions Leagues, Klopp tha se nuk e di dhe nuk i intereson kjo gjë, ndërsa theksoi se shpreson që të ketë gjithë skuadrën e gatshme në një periudhë të ngarkuar për Liverpoolin.